Bota Dënohen me burgim të përjetshëm oficerët e lartë, të akuzuar për grusht...

Dënohen me burgim të përjetshëm oficerët e lartë, të akuzuar për grusht shteti në Turqi

Ish-oficerët e rangut të lartë në ushtrinë turke janë burgosur përjetë në një gjyq masiv të 497 të pandehurve të akuzuar për grusht shteti të dështuar në korrik të vitit 2016.

Midis të dënuarve ishin dy persona që sulmuan transmetuesin publik që deklaroi për grusht shteti drejtpërdrejt në TV.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan fajësoi për këtë lëvizjen e udhëhequr nga kleriku mysliman me qendër në SHBA, Fethullah Gulen, i cili mohoi përfshirjen.

Një total prej 289 gjykimesh janë zhvilluar që nga ajo kohë, sipas agjensisë së lajmeve Anadolu. Gjyqi që po përfundon sot, daton në tetor të 2017. Shumica e të akuzuarve ishin anëtarë të regjimentit të rojeve presidenciale të Turqisë.

Që prej grushtit të shtetit të dështuar, presidenti Erdogan ka synuar mbështetësit e Gulenit, me shumë turq që kanë humbur vendet e tyre të punës në sektorin publik si dhe në ushtri nën dyshimin e mbështetjes për lëvizjen gyleniste.