1. Mundohuni të merrni frymë dhe të gëlltisni në të njëjtën kohë. S’e bëni dot.
2. Është gjithashtu e pamundur të gumëzhitni, ndërsa mbani hundën.
3. Ananasi rritet nga toka kështu:
4. Kleopatra jetoi më afër shpikjes së iPhone sesa ndërtimit të Piramidës së Madhe.
5. Rusia ka një sipërfaqe më të madhe se Plutoni.
6. Arabia Saudite importon deve nga Australia.
7. Qumështi i hipopotamëve është rozë.
8. Emri i plotë i lodrës Barbie është Barbara Millicent Roberts.
9. Karrotat ishin fillimisht ngjyrë vjollcë.
10. Makineritë me produkte të shpejta kanë dy herë më shumë gjasa t’ju vrasin sesa një peshkaqen.
11. Shakespeare-i dhe Pocahontas jetuan të dy në të njëjtën kohë.
12. Franca ishte ende duke ekzekutuar njerëzit me një gijotinë kur doli filmi i parë Star Wars.
13. Njëbrirëshi është kafsha kombëtare e Skocisë.
14. Ka më shumë flamingo false në botë sesa flamingo të vërteta.
15. Anne Frank, Martin Luther King Jr dhe Barbara Walters kanë lindur në të njëjtin vit, 1929.
16. Emri “Xhesika” (Jessica) u krijua nga Shakespeare në shfaqjen “Tregtar i Venecias” (Merchant of Venice).
17. Probabiliteti që ju të pini një gotë ujë që përmban një molekulë uji që ka kaluar përmes një DINOSAURI është pothuajse 100%.
18. Njerëzit ndajnë 50% të ADN-së së tyre me bananen.
19. Ka mjaft hekur në trupin tuaj për të bërë një gozhdë rreth 7.62 cm.
20. Ka patur studime që tregojnë se dhitë, si ne, kanë thekse/dialekte.
21. Pëlhura që mblidhet në fund të xhepave tuaj ka një emër: Gnurr.
22. Beethoven dhe George Washington ishin të gjallë në të njëjtën kohë – në fakt, George Washington ishte rreth të dyzetave kur lindi Beethoven.
23. Plutoni kurrë nuk bëri një orbitë të plotë rreth diellit që nga koha kur u zbulua deri kur u deklasifikua si një planet.
24. Breshkat mund të marrin frymë nga “të pasmet” e tyre.
25. Ka më shumë atome në një gotë me ujë sesa gota me ujë në të gjithë oqeanet në Tokë.
26. Në kohën kur keni lindur, keni qenë për shumë pak kohë, personi më i ri në gjithë botën.