26 milionë kartëmonedha dolën nga qarkullimi gjatë vitit 2018, si rezultat i dëmtimit apo prishjes që kishin pësuar, nga keqpërdorimi dhe mirëmbajtja e parasë.
Banka e Shqipërisë, prezantoi këtë javë prerjet e reja të kartëmonedhave 200, 500, 1000, 2000 dhe 5000 lekë. Kartëmonedhat kanë një prerje të ndryshme, ndërkohë që figurat historike të vendosura në to janë të njëjtat.
Seritë e reja të 6 prerjeve të kartëmonedhave shqiptare do të hidhen në qarkullim sipas një planifikimi gradualisht duke ndjekur këtë renditje: kartëmonedhat 200 Lekë dhe 5000 Lekë do të hidhen në qarkullim duke filluar nga data 30 shtator 2019; kartëmonedhat 10000 Lekë dhe 1000 Lekë do të hidhen në qarkullim duke filluar nga viti 2020; kartëmonedha 2000 Lekë do të hidhet në qarkullim duke filluar nga viti 2021; kartëmonedha 500 Lekë do të hidhet në qarkullim duke filluar nga viti 2022.