27 persona janë konfirmuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa një person ka humbur jetën.
Rastet pozitive dolën nga 804 testime që janë kryer, nga rezultuan edhe 28 të shëruar.
Që prej fillimit të pandemisë janë konfirmuar 269,463 raste shërimi nga COVID.
Në Shqipëri 504 janë të infektuar me COVID-19 aktualisht.
14 persona janë të shtruar në spital, një prej të cilëve ndodhet në gjendje më të rënduar shëndetësore