Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit, 5 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri, çka e çon në 448 numrin total të viktimave të pandemisë në vendin tonë.
Fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19, një 74-vjeçar nga Durrësi, një 76-vjeçar nga Tirana, një 81 vjeçar nga Rrogozhina, një 82 vjeçar nga Shkodra, një 91-vjeçar nga Korça.
Ministria e Shëndetësisë raportoi për 273 raste të reja të konfirmuara me Covid-19 në vendin tonë, nga 1289 testime të kryera. Në total, në Shqipëri janë konfirmuar 16774 raste me koronavirus, prej të cilëve 6325 janë aktivë.
Ndërkaq, janë shëruar 44 qytetarë, duke e çuar në 10,001 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
192 raste në Tiranë, 17 raste në Korçë, 12 raste në Lezhë, 10 raste në Gjirokastër, 8 raste në Shkodër, 7 raste në Sarandë, 5 raste në Kavajë, 4 raste në Durrës, 3 raste në Fier, 2 raste në Kurbin, Kamëz, Tepelenë, Gramsh, 1 rast në Lushnje, Mirditë, Mallakastër, Mat, Divjakë, Malësi e Madhe, Patos.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 259 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.