279 persona janë infektuar në 24 orët e fundit me Covid-19 nga 2387 testime që janë kryer në total nga autoritetet shëndetësore.
Në të gjithë vendin janë 3763 pacientë aktivë me Covid-19.
Ndërkohë, dy persona kanë humbur jetën si pasojë e kësaj sëmundje. Viktimat janë një qytetare nga Berati 64 vjeçe dhe një qytetar nga Durrësi 75 vjeç.
Që prej fillimit të pandemisë, Shqipëria numëron 3,453 viktima të shkaktuara nga koronavirusi.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 73 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.
483 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 263,518 që nga fillimi i epidemisë.