Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 28 milionë, ndërsa numri i viktimave ka vajtur mbi 900 000. Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 28 025 252 raste me COVID-19.
Më poshtë vijojnë 10 etapat kyçe të përhapjes së COVID-19, e cilësuar si pandemi që prej gjashtë muajsh.
Viktima e parë
Më 31 dhjetor 2019, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftohet nga autoritetet e Wuhanit se bëhej fjalë për raportimin e rasteve të pneumonisë virale në qytet. Organizata ndërkombëtare mori një konfirmim nga autoritetet kineze vetëm tri ditë më pas. Më 7 janar 2020, një koronavirus i ri u identifikua. Katër ditë më vonë, Pekini njoftoi viktimën e parë.
Wuhani shkëputet nga bota
Më 23 janar, qyteti i Wuhanit u shkëput nga bota. Në ditët në vijim, ky do të ishte rasti për pothuajse të gjithë provincën e Hubeit. Vendet fillojnë të riatdhesojnë shtetasit e tyre nga Kina. Viktima e parë zyrtare jashtë Azisë u njoftua më 15 shkurt, një turist kinez i shtruar në një spital në Francë.
Një pandemi
Më 6 mars, epidemia kalon pragun e 100 000 rasteve të regjistruara në botë. Më 8 mars, Roma vendos kufizimin në veri të vendit, i shtrirë disa ditë më pas në të gjithë Italinë. Më 11 mars, OBSH-ja e cilëson COVID-19 si pandemi. Tregjet e bursave botërore regjistrojnë humbje historike. Qeveritë dhe bankat qendrore njoftojnë masat e para mbështetëse për ekonominë.
Europa mbyllet
Më 16 mars, Gjermania i kërkon popullsisë së saj të qëndrojë në shtëpi Madhe për të shmangur çdo kontakt social. Franca kufizohet duke nisur nga 17 marsi ndërkohë që Bashkimi Europian njofton mbylljen e kufijve të jashtëm.
“Kërcënim për njerëzimin”
Më 24 mars bëhet njoftimi për shtyrjen e Lojërave Olimpike të Tokios nga korrikut 2020 në vitin e ardhshëm. Të nesërmem., OKB thekson se përhapja e pandemisë kërcënon mbarë njerëzimin.
Gjysma e botës e kufizuar
Masa kufizuese u morën kudo në botë. Më 2 prill, më shumë se 3,9 miliardë persona, pothuajse gjysma e njerëzimit, u detyruan të kufizohen, sipas të dhënave zyrtare. Po të njëjtën ditë, pragu prej një milion raste me COVID-19 u kalua në botë.
Ekonomia e gjunjëzuar
Më 29 prill, kompania ajrore amerikane “Boeing” shkurton 16 000 vende pune. Transportuesit ajrorë, prodhuesit e makinave dhe të tjerët, shumë grupe të mëdha po vuajnë dhe po shpallin ulje të fuqishme të fuqisë punëtore.
Polemika hidroksiklorokinë
Promovuar nga profesori francez Didier Raoult, mbështetur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hidroksiklorokina klasifikohet si joefektive nga një studim ndërkombëtar, i publikuar më 22 maj. Por ky botim, i cili përmban gabime, më pas tërhiqet. Më 5 qershor, një provë britanike në mënyrë të ngjashme arriti në përfundimin se produkti ishte joefektiv.
Përhapje në Amerikën Latine
Më 7 qershor, pandemia kalon pragun e 400 000 viktimave dhe progreson ndjeshëm në Amerikën Latine. Brazili bëhet vendi i dytë më i prekur nga COVID-19, pas SHBA-së.
Maskat dhe anti-maskat
Rritja e rasteve po çon disa vende europiane të imponojnë mbajtjen e maskave. Në fund të gushtit dhe fillimin e shtatorit, demonstrata kundër maskave janë organizuar në Berlin, Londër, Paris dhe Romë.