Kosova Shtatë të vdekur dhe 67 raste me Covid-19 në Kosovë

Shtatë të vdekur dhe 67 raste me Covid-19 në Kosovë

Agresiviteti i pandemisë së Covid-19 në Kosovë vijon të marrë çdo ditë jetë njerëzish. Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën shtatë qytetarë,  ndërsa janë regjistruar 69 raste pozitive.

Autoritetet kanë kryer në total 56 045 testime të dyshuara, ndërkaq 14446 qytetarë janë identifikuar të prekur me koronavirus.

Që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 581 pacientë, ku shumica prej tyre kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Listës së të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit i janë shtuar 107 pacientë, duke e çuar kështu numrin total të të shëruarve në 11033.

Rastet pozitive në Kosovë:

Komuna Prishtinë 22 raste, komuna Mitrovicë 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Istog, Obiliq, Podujevë, Prizren, Shtime dhe Vushtrri.

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Zemaj, gjatë një vizite në Maqedoninë e Veriut theksoi se, situata e pandemisë paraqitet disi më e qetë, ndërsa paralajmëroi hapjen e kufijve pa kushte për qytetarët e të dyja vendeve.