Një ndër këngët më hit të grupit të njohur “Nirvana”, “Smells Like Teen Spirit” ia ka dalë të arrijë 1 miliard shikime në Youtube.
E publikuar në vitin 1991, duket se janë dashur 28 vite që të arrijë këtë sukses, ndonëse ishte një ndër më të famshmet në botë.
Përsa i përket viteve ‘80 dhe ’90, “Guns N’ Roses” kanë kryesuar me “Sweet Child O’ Mine” dhe “November Rain”. Axel F i Crazy Frog e zuri vendin e parë për vitet 2000 me afro 2 miliardë shikime.
Ndërkohë hiti i Luis Fonsi “Despacito” me Daddy Yankee e zuri vendin e parë për vitet 2010 me mbi 6.5 miliardë shikime.