Politika Kurti refuzon për herë të tretë Thaçin

Kurti refuzon për herë të tretë Thaçin

Për të tretën herë radhazi, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka refuzuar ftesën e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për t’u konsultuar për mandatimin e qeverisë së re.

Megjithatë, ndryshe nga dy herët e mëparshme, Kurti propozon datën 6 Janar për të zhvilluar këtë takim.

Në një letër drejtuar kreut të shtetit të Kosovës, Kurti shkruan: “I nderuari President i Republikës së Kosovës. Ju faleminderit për ftesën e radhës. Fatkeqësisht nuk do të kem mundësi të vij nesër në takim në ora 10:00. Propozoj të takohemi të hënën, më 6 Janar, në një orë të përshtatshme për juve. Gëzuar 2020!”.