Lionel Messi, gjatë disa viteve të para të karrierës së tij, është specializuar për ekzekutimin e goditjeve të lira, me kalimin e kohës. Deri tani argjentinasi, së bashku me të gjitha cilësitë e tjera, është bërë tmerri i portierëve kundërshtarë, kur akordohet një goditje dënimi në favor të Barcelonës.
Statistikat në fakt e kurorëzojnë atë në Europë, por jo vetëm në krahasim me lojtarët e tjerë, edhe me të gjitha ekipet. Duke marrë parasysh tetë vitet e fundit, nga 2011 e në vazhdim, vetëm Messi ka shënuar 26 gola nga ky “specialitet”, përmes goditjeve të lira. I gjithë Real Madridi, për shembull, ka shënuar vetëm 25 gola në këtë mënyrë.
Në Europë, Messi i mposht të gjitha ekipet. Duke llogaritur të gjithë golat e një ekipi nga goditjet e lira, ato nuk arrijnë shifrën 26. Ka vetëm një përjashtim, që është Juventusi.
Kjo, kryesisht falë Andrea Pirlo dhe Miralem Pjanic, pastaj edhe të Dybala. Juventusi ka shënuar 29 gola me goditje të drejtpërdrejta nga viti 2011 deri më sot.
Duke bërë krahasimin me rivalin e tij historik, në anën tjetër, Messi nuk ka kundërshtar. Ylli argjentinas, në këtë periudhë kohore, ka shënuar i vetëm 26 gola nga goditjet e lira, ndërsa Ronaldo 13 gola.