Ministria e Shëndetësisë raporton se një tjetër person ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit në vendin tonë, duke e çuar në 29 bilancin total të viktimave.
Personi që ndërroi jetë është një 73-vjeçar nga Durrësi, i cili prej 24 ditësh ndodhej i intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se 73-vjeçari vuante nga pneumonia bilaterale, detres i rëndë respirator (ARDS), me sëmundje bashkëshoqëruese Talasemi Minor dhe Hipertension Arterial.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerit dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së COVID-19.