Një 29-vjeçar është gjetur i vdekur brenda banesës së tij në lagjen “Ahmet Haxhija” në Shkodër. Viktima është me iniciale A.D., thotë Policia e Shkodrës.
Sipas informacioneve të para, dyshohet që 29-vjeçari të ketë humbur jetën disa ditë më parë.
Shkak i vdekjes mendohet të jetë përdorimi i tepërt i lëndëve narkotike. Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.