Politika 3 mandate për PS në Gjirokastër, Bledi Çuçi: Rezultat historik

3 mandate për PS në Gjirokastër, Bledi Çuçi: Rezultat historik

Partia Socialiste ka fituar bindshëm në Qarkun e Gjirokastrës, duke nxjerrë 3 mandate deputetësh. Partia Demokratike mori 1 mandat, ndërsa LSI nuk arriti të nxjerrë asnjë mandat.

Bledi Çuçi ishte i treti në listën e Partisë Socialiste dhe ka mundur të fitojë mandatin e deputetit.

Duke folur nga Gjirokastra, Çuçi u shpreh se fitorja e 3 mandateve në këtë qark shton më shumë detyrimet.

“Ishte një garë spektakolare. Jam shumë i lumtur që arritëm të marrim këtë rezultat, është rezultat historik. Padiskutim gjithçka është arritur falë punës së gjithë ekipit të mrekullueshëm, deri në numërimin e votës së fundit siç e patë. Kjo na i shton më shumë detyrimin ndaj Gjirokastrës. Jemi akoma rrugës, kemi një rrugëtim të gjatë për të bërë dhe do ia dalim për Gjirokastrën”.

Edhe pse konsiderohet fitore e thellë e socialistëve në këtë qark, ai thotë se e priste këtë rezultat.

“Përderisa unë ngula këmbë që të isha i treti në listë, do të thotë që e kam pritur, e kam pritur duke punuar”.

Me rivalin e tij në Gjirokastër, Tritan Shehun e PD, shprehet se kanë ndjekur së bashku procesin e numërimit të votave.

“Ne ishim bashkë edhe gjatë numërimit, pa diskutim që edhe me kolegët e Partisë Demokratike. Ata të LSI-së nuk i pamë…”, deklaroi Bledi Çuçi.