Kuriozitete 3 strategji të thjeshta për të arritur objektivat tuaja

3 strategji të thjeshta për të arritur objektivat tuaja

http://www.dreamstime.com/royalty-free-stock-images-businessman-as-archer-aiming-goal-target-image25347299

Nëse doni të keni sukses si sipërmarrës, atëherë duhet t’i vendosni vetes tuaj disa objektiva të cilat duhet t’i realizoni. Më poshtë do të njiheni me 3 strategji të thjeshta, të cilat do t’ju ndihmojnë që t’i realizoni sa më lehtësisht:

Sa më specifik

Ju do të keni më shumë mundësi për të qenë të suksesshëm nëse i keni të përcaktuara objektivat që doni të arrini, dhe mbi të gjitha sa më shumë specifikë të jeni në ato çka doni të arrini aq më të lehtë do ta keni. Për shembull, të thoni se ju doni të rrinsi kapitalin tuaj, nuk është një objektiv i qartë, por të thoni se ju doni ta rrisni kapitalin tuaj me 10,000 dollarë deri në fund të muajit korrik, po që është një objektiv i qartë.

Sa më realistë

Nëse ju i vendosni vetes objektivin për të gjeneruar rreth 100,000 dollarë brenda një muaji, mund edhe të ndodhë që t’ia arrini por mundësitë më të mëdha janë që mos ta realizoni. Prandaj këshillohet që ta filloni dalëngadalë dhe me hapa të vegjël, për shembull duke u përpjekur që të rrisni kapitalin tuaj me 25 për qind më shumë. Pasi të arrini këtë objektiv atëherë vërini vetes objektiva më të vështirë për t’u arritur.

Objektiva afatshkurtër dhe afatgjatë

Objektivat afatshkurtëra do t’ju ndihmojnë të realizoni planet tuaj brenda një jave, një muaji, apo edhe deri në një vit. Ndërsa objektivat tuaja afatgjata do t’ju ndihmojnë për të realiuar planet tuaj në një afat kohor prej 5, 10 e deri në 15 vite. Prandaj duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm në ndarjn e tyre sipas kategorive përkatëse.