Ish-togeri japonez Hiroo Onoda u zhvendos në ishullin Lubang të Filipineve në vitin 1945, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në moshën 23-vjeçare, Onoda u ngarkua me një mision të rëndësishëm, për të penguar sulmet e forcave armike në ishull të cilat përbënin rrezik për Japoninë, shkruan BBC.
Brenda disa javësh nga mbërritja e tij, një sulm i SHBA detyroi luftëtarët japonezë të fshiheshin në xhungël. Por, ndryshe nga shumica e ushtarëve, Onoda u fsheh në ishull për 30 vjet.
Së bashku me tre ushtarë të tjerë, ai u fsheh nëpër kodrat e ishullit. Gjatë qëndrimit të tij, Onoda dhe ushtarët e tij kryen aktivitete guerile dhe u përfshinë në disa shkëmbime zjarri me policinë lokale.
Atyre ju dërgua një fletëpalosje nga ajri ku thuhej se Japonia ishte dorëzuar, por nuk e besuan. Një nga ushtarët iu dorëzua forcave filipinase ndërsa dy të tjerët gjetën vdekjen si pasojë e luftimeve. Kjo bëri që Onoda të mbetej i vetëm në ishull për 30 vjet.
Një person i ngarkuar nga qeveria japoneze, arriti ta gjente atë në ishull dhe në vitin 1974 u rikthye në Japoni, aty ku konsiderohej si hero për shumë njerëz.
Onoda ndërroi jetë në vitin 2014, në moshën 91-vjeçare.