U desh të kalonin 30 vite që Liverpool të fitonte përsëri titullin kampion në Angli, të parin që prej krijimit të Premier League dhe të 19-tin në total.
Por si ishte bota e futbollit, dhe bota në përgjithësi, në vitin 1990, kur Liverpool fitoi titullin për herë të fundit para mbrëmjes së të enjtes?
Kupën e Anglisë atë vit e fitonte Manchester United.
Gary Lineker ishte golashënuesi më i mirë i kampionatit anglez, me 24 gola, për Tottenham.
Diego Maradona fitonte titullin kampion në Itali me Napolin.
Real Madrid shpallej fitues i kampionatit spanjoll për herë të 25-të.
Bayern Munchen fitonte titullin kampion në Gjermani.
Milan mundte Benfica-n dhe shpallej për herë të katërt kampion i Europës.
Juventus fitonte Kupën UEFA.
Sampdoria fitonte Kupën e Kupave, turne që sot nuk zhvillohet më.
Gjermania Perëndimore fitonte Kupën e Botës në Itali, për herë të tretë në historinë e saj.
Lothar Matthaus fitonte Topin e Artë.
Roberto Baggio u bë lojtari më i shtrenjtë në botë, kur Juventus pagoi gati 10 milionë euro te Fiorentina për ta blerë.
Që prej vitit 1990, bota ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë në këto 30 vite:
Në vitin 1991, Bashkimi Sovjetik pushoi së ekzistuari.
Në vitin 1992, u fut në zbatim rregulli që ndalonte portierin të kapte topin me dorë nëse shoku i skuadrës ia pasonte me këmbë.
Në vitin 1993 lindi interneti që njohim, duke u futur për përdorim në publik.
Në vitin 1994 hyri në përdorim motori i kërkimit, Yahoo. 4 vite më vonë edhe Google.
Në vitin 1997, sonda e NASA-s zbriti në Mars.
Në vitin 1997 doli në shitje libri i parë “Harry Potter”.
Lindën rrjetet sociale. Facebook në vitin 2004 dhe Twitter në vitin 2006.
Në vitin 2009, Barack Obama u bë presidenti i parë afro-amerikan i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në vitin 2018 sistemi VAR për verifikimin e vendimeve të arbitrave u fut në futboll.
Vetë Liverpool fitoi dy herë Champions League, 14 trofe të tjerë në total, përveç titullit kampion, sigurisht.
Në vitin 2019 ndodhi Brexit, Mbretëria e Bashkuara u largua nga Bashkimi Europian.