Sport Befason Interi, një hap larg marrëveshjes me Hakimin

Befason Interi, një hap larg marrëveshjes me Hakimin

Merkato e Inter-it mund të fillojë me një goditje bombë që vjen nga Gjermania. Beppe Marotta duket se po përgatit një surprizë për tifozët zikaltër pak ditë pas barazimit zhgënjyes kundër Sassuolo-s.

Lojtari që i intereson Inter-it është Achraf Hakimi, mbrojtësi 21-vjeçar i Dortmund-it në pronësi të Real Madrid, i cili ka realizuar 5 gola dhe ka dhënë 10 asiste në 32 ndeshjet e luajtura në këtë sezon me verdhezinjtë.

Marokeni, sipas lajmeve që vijnë nga Spanja, dëshiron të transferohet te zikaltrit. Ndërkohë, sipas Sky Sport, milanezët janë shumë afër arritjes së marrëveshjes me madrilenët mbi bazën e 40 milionë eurove.

Hakimi, ne huazim te Dorrtmund nga Real Madrid, ka luajtur 8 ndeshje dhe ka shënuar 4 gola në Champions League, plus dhe 5 gola dhe 10 asist në Bundesliga. Shifra të frikshme.