Mbi 250 mijë çekë pushtuan rrugët e Pragës mëngjesin e së shtunës, në një protestë kundër presidentit dhe kryeministrit të vendit, pas shqetësimeve të kohëve të fundit të opinionit publik, se të dy liderët po dëmtojnë demokracinë.
Protesta e madhe përkon me 30 vjetorin e Revolucionit të Purpurt dhe asaj iu bashkuan qytetarë nga anembanë vendit, të cilët valvitën flamuj të Çekisë dhe Bashkimit Evropian.
Protestuesit e kishin organizuar këtë manifestim madhështor pikërisht në Parkun e Pragës, Letna, aty ku u mbajt dhe protesta e vitit 1989, disa javë pas shembjes së murit të Berlinit, që shënoi dhe fundin e Çekosllovakisë.
Organizatorët kërkojnë nga kryeministri Andrej Babis të ndërpresë lidhjet me biznesin e tij Agrofert që sipas tyre paraqet një konflikt të pastër interesi, ose të dorëhiqet deri në fund të vitit. Nga ana e tij, miliarderi Babis sqaron se i ka zgjidhur këto çështje duke i transferuar asetet e tij në fonde trusti.