Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar këtë të shtunë se numri i rasteve të reja është 302. Në 24 orët e fundit janë kryer 1329 teste, nga të cilët 302 kanë rezultuar pozitivë.
Rastet e reja janë: 196 të prekur në Tiranë, 31 raste në Durrës, 17 raste në Fier, 11 raste në Tropojë, 8 raste në Kurbin, 6 raste në Pogradec, 5 raste në Shkodër, 4 raste në Kukës, Rrogozhinë, Kuçovë, 2 raste në Korçë, Kavajë, Vlorë, Mallakastër, Vorë, Patos, 1 rast në Mirditë, Kamëz, Bulqizë, Peqin.
Po ashtu sot kanë humbur jetën dhe 4 qytetarë, duke e çuar numrin e viktimave në 473. Edhe në spitalet COVID situata vijon të jetë e rënduar, pasi në to ndodhen 264 të shtuar.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 264 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 82 qytetarë, duke e çuar në 10548 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.