Stefani Carroll-Kirchoff gjithmonë e kontrollon makinën larëse para se ta vërë në punë, për t’u siguruar që asnjë nga tre macet e saj nuk është brenda.
Por për një herë të vetme, duket se nuk është treguar e kujdesshme sa duhet.
Javën e kaluar, pasi futi rrobat për t’i larë, mbylli derën pa e menduar gjatë. Vuri programin e shpejtë, me ujë të vakët, dhe u largua. 35 minuta më vonë, pasi procesi kishte përfunduar, ajo vuri re se rrobat ishin ende të lagura. Sapo u bë gati të mbyllte sërish derën vuri re një putër që dilte nga pirgu me rroba.
Maçoku i saj Felix, kishte arritur të futej brenda. Menjëherë ajo e çoi në urgjencën e veterinarisë në Minesota. Megjithëse i kishte mushkëritë e mbushura me ujë dhe kishte humbur shikimin, maçoku mbijetoi.
Megjithatë, ajo nuk ja fal kurrë vetes që rrezikoi jetën e Felix-it 1-vjeçar.
“Ka mbetur e shokuar, do të më kujtohen ato çaste për të gjithë jetën”.
Ndjenja e fajit mund ta ndjekë për të gjithë jetën, por Stefani tani ka edhe një shqetësim tjetër, më të prekshëm. Fatura për kurimin e Felix-it deri tani ka shkuar 7000 dollarë dhe vajza e Stefanisë ka hapur një llogari në GoFundMe për të përballuar shpenzimet.