Politika Shehi: Nuk e njohim vendimin e Kolegjit, do ndjekim dekretin e Presidentit

Shehi: Nuk e njohim vendimin e Kolegjit, do ndjekim dekretin e Presidentit

“Ne do ndjekim dekretin e Presidentit, këto nuk janë zgjedhje”.  Kështu u shpreh para gazetarëve kryetari i LZHK, Dashamir Shehi pas mbledhjes me kreun e PD-së Lulzim Basha në selinë blu.

“Këto nuk janë zgjedhje, ne nuk i njohim, këto janë votimet e zotit Rama, ne do ndjekim dekretin e Presidentit, pasi është në fuqi. Kolegji Zgjedhor mori sot një vendim me një parti fantazëm. Kolegji në vetvete është një lloj fantazëm, nuk ka më asnjë vlerë juridike dhe politike.

Kolegjit i ka ra rasti të marrë ca vendimi të vështira, për veten e vet, jo për ne, se ne nuk i njohim ato vendime. Ne do shkojmë të përballemi në çdo cep të Shqipërisë me këtë juntën e re politike, quheni si të doni. Ne këto zgjedhje nuk do i njohim.

Në 30 Qershor nuk do ketë votime, kemi shumicën e shqiptarëve me vete. Jemi të qetë që po bëjmë gjënë më të mirë për Shqipërinë që po kalon një fazë të paprecedentë. Rrezikshmëria e këtij, presioni dhe këtij grupi është kaq e madhe saqë justifikon çdo lloj forme rezistence. Kjo është ideja që kemi diskutuar”, tha Shehi në emër të opozitës.