Kulturë 35 thënie të thella filozofësh, që me siguri do të donit t’i...

35 thënie të thella filozofësh, që me siguri do të donit t’i lexonit

1- Jam më i dituri ndër të gjallët, se e di një gjë, e di se nuk di asgjë. – Sokrati

2- Ajo që nuk na vret, na bën më të fortë. – Fridrih Niçe

3- Ai që dëshiron të ndryshojë botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij. – Sokrati

4- Martohu, patjetër. Por të ra gruaja e mirë, do të jesh i lumtur; po të ra e keqe, do të bëhesh filozof. – Sokrati

5- Fillimisht ki një objektiv të qartë. Së dyti, gjej mjetet për ta arritur. Së treti përshtat mjetet. – Aristoteli

6– Një prej dënimeve për refuzimin e pjesëmarrjes në politikë është se përfundon e qeverisesh nga inferiorët. – Platoni

7- Mos imitoni, se edhe luani që imiton një luan, ngjet me një majmun.- Viktor Hygo

8- Durimi është i hidhur, por fryti i tij është i ëmbël. – Jean-Jacques Rousseau

9- Tregohu i mirë, sepse kushdo që takon, po përballet me një betejë të vështirë- Platoni

10- Mos u ngut të zësh miq, por, kur t’i zësh, mos i braktis. – Sokrati

11- Ka vetëm një mënyrë për të shmangur kriticizmin: mos bëj asgjë, mos thuaj asgjë dhe ji thjesht asgjë. – Aristoteli

12- Problemi me këtë botë është se njerëzit mediokër janë tepër të sigurt dhe inteligjentët plot dyshime. – Bertrand Russell

13- Ai që ka shumë miq, nuk ka asnjë. – Aristoteli

14- Asnjë qenie njerëzore nuk do të dijë ndonjëherë të Vërtetën, sepse edhe nëse ndodh që ta thonë atë rastësisht, ata nuk do ta dinë që e kanë bërë – Ksenofani

15- I ndershmi mbetet gjithmonë fëmijë.- Sokrati

16- Shpesh, është një fatkeqësi që të ketë njerëz të shkëlqyer në krye të punëve. Ata presin shumë nga njerëzit e zakonshëm. – Tuqididi

17- Gjëja më e vështirë në jetë është të njohësh veten – Talesi

18- Nuk jam i mërzitur që më gënjeve, jam i mërzitur se nga tani e tutje, nuk të besoj dot më. – Fridrih Niçe

19- Njeriu është masa e të gjitha gjërave – Pitagora

20- Miku i të gjithëve nuk është miku i askujt. – Aristoteli

21- Shkatërruesi i vërtetë i lirive të njerëzve është ai që u shpërndan atyre dhurata, donacione, dhe përfitime – Plutarku

22- Njeriu: një qenie në kërkim të kuptimit – Platoni

23- Prisni që t’ju gjykojë më i urti i të gjithë këshilltarëve. koha – Perikliu

24- Ndonjëherë njerëzit nuk duan ta dëgjojnë të vërtetën, sepse nuk duan që t’u shkatërrohen iluzionet e tyre. – Fridrih Niçe

25- Njerëzit i krijojnë zotat sipas vetes, jo vetëm për nga pamja, por edhe për nga mënyra e jetesës. – Aristoteli

26- Çfarëdo që vjen nga Perëndia, njeriu e ka të pamundur që ta kthejë mbrapsht – Herodoti

27- Vdekja nuk na shqetëson, sepse për sa kohë që ne ekzistojmë, vdekja nuk është këtu. Dhe kur ajo ka ardhur, ne nuk ekzistojmë më – Epikuri

28- Mundësitë e vogla janë shpesh fillimi i veprave të mëdha – Demosteni

29- Ka më shumë, ai që është i kënaqur me pak – Diogjeni

30- Bëj të gjitha përpjekjet dhe martohu: Nëse gjen një grua të mirë, do të jesh i lumtur; nëse jo, do të bëhesh filozof – Sokrati

31- Nuk ka asgjë të përhershme, përveç ndryshimit – Herakliti

32- I mençuri flet se ka diçka për të thënë, budallai sa për të thënë diçka çfarëdo. – Platoni

33- Askush nuk mund të shkelë dy herë në të njëjtin lumë- Herakliti

34- -Mund ta falim një fëmijë që është i frikësuar nga errësira, tragjedi e vërtetë është kur të rriturit kanë frikë nga drita. – Platoni

35- Nuk vritet me zemërim, por me buzëqeshje. – Fridrih Niçe