Policia në Tiranë ka vënë në pranga dy të rinj që kanë kërcënuar një 63-vjeçar duke i kërkuar para.
Sipas informacioneve, F. F., 23 vjeç, dhe A. H., 24 vjeçe i bënin shantazh në mënyrë të përsëritur 63-vjeçarit duke e kërcënuar se do t’i publikonin disa video që kishin në dispozicion.
Në këmbim, ata i kanë kërkuar 3500 euro. Të rinjtë u arrestuan pas kallëzimit të bërë nga 63-vjeçari.