Extra 38 mijë £ për secilin nga punonjësit, shefi i kompanisë emocionon stafin...

38 mijë £ për secilin nga punonjësit, shefi i kompanisë emocionon stafin me bonusin e fundvitit

Mrekullitë e Krishtlindjes ekzistojnë dhe një e tillë ju ka ndodhur dhe punonjësve të një kompanie të pasurive të paluajtshme me seli qendrore në Baltimore, të cilët mësuan se një bonus marramendës do të ndahej për gati 200 punonjës.

Shefi tregoi bujarinë e tij pasi kompania nën drejtimin e tij përmbushi me sukses objektivat e saj për zhvillimin e 20 milionë metra katrorë hapësirë për zyra, dyqane dhe depo. Bonusi ju shpërnda punonjësve me një zarf të kuq gjatë një darke pune me rastin e festave të fundvitit. Për secilin prej punonjësve, bonusi ishte tepër i majmë – plot 38 mijë £ për secilin.

Shefi i kompanisë tha se donte të shpërblente punonjësit e tij për punën dhe përkushtimin e tyre, teksa shtoi se pa ekipin, firma nuk ekziston.

“Unë jam mirënjohës për secilin nga punonjësit tanë, për punën dhe përkushtimin e tyre. Nuk mund të mendoja një mënyrë më të mirë për ta treguar atë. Pa ekipin, ne jemi asgjë.”

Kompania e quajtur “St John Properties” u themelua në 1971 nga Kryetari Edward St John. Fillimimisht shërbeu si “zhvillues lokal i pasurive të paluajtshme”, ndërsa tani është një nga “firmat më të mëdha dhe më të suksesshme private të pasurive të paluajtshme komerciale në Atlantikun e mesëm.