Aktualitet Aksident i rëndë në kryeqytet, përplaset për vdekje një grua

Aksident i rëndë në kryeqytet, përplaset për vdekje një grua

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në rrugën e Elbasanit në kryeqytet.

Mësohet se një 54-vjeçare është përplasur nga një makinë. Si pasojë e aksidentit ajo ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Më datë 18.12.2023, rreth orës 06:10, në Rrugën e Elbasanit, automjeti me drejtues shtetasin P. Xh., ka aksidentuar shtetasen A. R., 54 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje”, njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.