Katër deputetët e rinj të Lëvizjes Socialiste për Integrim, bënë betimin në Kuvend për marrjen e detyrës, teksa opozita e bashkuar proteston para Parlamentit.
Ditën e hënë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve iu dha mandatin e deputetit, Ylli Shehu, Aurora Mara, Edmond Rrushit dhe Enver Roshit.
Me betimin e 4 deputetëve të rinj, Parlamenti shkon në kuotën e 86 deputetëve.
Ndërkohë, edhe katër kandidatë të tjerë kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ, pasi kërkojnë të marrin mandatin e deputetit.
Mësohet se sot kanë dorëzuar formularin Elda Hoti kandidate në Lezhë dhe Ediola Pashaj në Gjirokastër, të dy nga radhët e LSI.
Gjithashtu kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit edhe dy kandidatë nga PD, konkretisht Majlinda Halilaj në listën e Tiranës dhe Ligoraq Karamelo, në listën e PD në Korçë.