Aktualitet 4 muaj hetime për kapjen e “Peshkut”

4 muaj hetime për kapjen e “Peshkut”

Pas 4 muajsh hetime, autoritetet policore në Tiranë njoftuan mëngjesin e kësaj të mërkure arrestimin e dy personave, të cilët shpërndanin heroinë pranë shkollave të mesme të Tiranës.

Në operacionin e koduar “Rrjeta”, në pranga përfundoi një 45-vjeçar me iniciale E. S. dhe me pseudonimin “Peshku”, si dhe një 25-vjeçar me iniciale F. Z, të dy të dënuar më parë për vepra të ndryshme penale.

Hetimet për ta, policia thotë se nisën që në Nëntor të 2018-s. Gjatë arrestimit, në shtëpinë e “Peshkut” autoritetet gjetën 1 kilogramë e 33 gramë heroinë, si dhe një peshore elektronike.