Kryeministri Edi Rama ka treguar sot para nisjes së Asamblesë së Partisë Socialiste se kishte zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me Presidentin e Francës, Emanuel Macron.
Këtë fakt Rama e ka pohuar në nisjes të mbledhjes, ku i ka kërkuar ndjesë socialistëve për vonesën që nisjen e Asamblesë Kombëtare, por sipas tij kjo për shkak të bisedës me kreun e shtetit francez.
“Nuk është në natyrën time të vonohem, ju kërkoj ndjesë, por kisha një bisedë të gjatë telefonike me presidentin e Francës.
Sot jemi mbledhur për një moment që mbyll vitin politik dhe qe në të njëjtën kohe për ne është i nevojshëm në funksion të vitit të ri politik“, deklaroi kreu i qeverisë në nisje të fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS.