42 persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë, nga 1228 testime që janë kryer në total.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 21 raste janë në Tiranë, 4 në Fier, 3 në Vlorë, Përmet, 2 në Rroskovec, 1 në Kukës, Durrës, Kamëz, Himarë, Delvinë, Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë, Pogradec.
382 pacientë janë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,626 që nga fillimi i epidemisë.