Kryesore Adriatik Llalla kërkon pezullimin e dënimit

Adriatik Llalla kërkon pezullimin e dënimit

Beteja e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për të shmangur burgun vazhdon në Gjykatën e Lartë.

Me anë të një rekursi të dorëzuar ditë më parë, Llalla kundershton vendimin e Gjykatave të Posaçme që i rrëzuan kërkesën për pezullim të dënimit për shkak të gjendjes shëndetësore.

Kërkesa pritet të merret në shqyrtim në datën 22 Prill. Ish-kryeprokurori u dënua me 2 vite burg për akuzën e mosdeklarimit të pasurisë në 3 raste.

Ai ndodhet në Itali, aty ku u arratis dy javë para se Apeli ta dënonte me burg.