Tre persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa janë shënuar 449 raste të reja me virusin.
Shumica e rasteve të reja janë në Tiranë (164), e ndjekur nga Saranda (28) dhe Fieri (24).
Janë 7,542 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 105 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 884 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 257,975 që nga fillimi i epidemisë.