Pandemia do të jetë kërcënim për Shqipërinë edhe këtë vit.
Bashkë me rrezikun e COVID-19, janë edhe 4 faktorë risku që kanosin ekonominë dhe mjedisin e vendit tonë.
Analiza e përvitshme e Forumit Ekonomik Botëror, i jep vendit tonë pasiguri edhe në politikën rajonale.
Ruajtja e të dhënave personale mbetet një sfidë për shtetin. Hakerat janë në veprim dhe siguria kibernetike duhet të forcohet. Nxjerrja e pagave, ID-ve dhe targave ishte një përvojë e keqe në 2021-n.
Shkatërrimi i mjedisit pa leje apo kritere specifike është një tjetër risk potencial. Nga pemët, gjuetia e paligjshme e deri tek ndotja e erozioni, raporti tregon se Shqipëria duhet të bëjë kujdes edhe në këtë pikë.
Borxhi publik është në nivelin më të lartë historik dhe qeveria duhet të kujdeset për të mos rrezikuar financat.
Sipas raportit, në shkallë botërore, rreziqet kryesore janë kriza klimatike, rritja e ndarjeve sociale, rritja e rreziqeve kibernetike dhe një rimëkëmbje e pabarabartë globale, ndërsa pandemia vazhdon, raporton Euronews Albania.