Kryesore Këlliçi: PD e rithemeluar, me kandidatët e saj në zgjedhjet e pjesshme...

Këlliçi: PD e rithemeluar, me kandidatët e saj në zgjedhjet e pjesshme lokale

Deputeti Belind Këlliçi ka konfirmuar se “PD e rithemeluar” do të garojë në të gjitha bashkitë sapo të shpallen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki.

“Të jeni të bindur. PD e rithemeluar do përgatitet për të pasur kandidatë në çdo bashki”, tha Këlliçi,

Ai foli për aksionin e mbështetësve të Berishës për të organizuar protestën e ardhshme.

“Mbetet i paqartë organizimi i protestës tjetër sepse duhet të marrim masa për t’u përballur me Edi Ramën. Zoti Berisha në Shkodër rinis turin e takimeve në 12 qarqet”, u shpreh Këlliçi.

Ndalur te akuzat për ndërtimin e një kulle në vendin ku sot ndodhet selia e PD ai theksoi se ka dëgjuar se është një projekt që kap vlerën e 1.4 mln eurove.

“Çështja e kullave është që unë e kam parë përmes mediave, Nuk i besoj teoritë konspirative. Janë hedhur 1.4 mln euro për projektin e kullave në PD. Uroj të mos jetë i vërtetë nga ky projekt. Kam dëgjuar nga fraksioni i vulës që është i përfshirë Berisha. U bëj thirrje nëse kanë edhe një fakt ta bëjnë publike. Ky projekt tenton ta kthejë opozitën në kullë”, tha ai.

Këlliçi u shpreh se të hënën do të jetë në Kuvend, ndërsa shtoi se beteja e tyre në parlament do të jetë me Ramën dhe jo me Bashën.

“Kam dy festa për të qenë në festat e themelimit të PD, por besoj se do jem në parlament. Belindi është i votëbesuar për të qenë përballë Edi Ramës dhe në krah të Ramës. Unë do të votoj pro interes publik dhe pro qytetarëve shqiptarë dhe do mbroj interesin e qytetarëve.

Për momentin zoti Basha ka më pak deputetë se në vitin 2017 kur mori rezultatin më të ulët historik. U bëj apel kolegëve të mi të vijojnë betejën e tyre politike përballë Edi Ramës. Të mos jenë pjesë e një fasade që i jep oksigjen Edi Ramës. Ne luftën e kemi me Edi Ramën”, nënvizoi ai.