Shtrëngimi i dorës është një formë që tregon siguri, buzëqeshja shpeshherë është bindëse, dhe së bashku me veshjen sa më të përshtatshme dhe me CV-në e duhur ju këni plotësuar të gjitha detajet më të rëndëishme të një interviste pune. Por në fund të fundit, ajo çka i bën më shumë përshtypje menaxherëve apo burimeve njerëzore janë aftësitë tuaja për një pozicion të caktuar pune. Ok, por cilat janë ato? Një përgjigje ndaj kësaj pyetje i është dhënë në LinkedIn, rrjeti social profesional që i krijon mundësinë për të rënë në kontakt me njëri-tjetrin si atyre që kërkojnë punë dhe atyre që ofrojnë punë.
Ja se cilat janë karakteristikat më të rëndësishme, të cilat do t’ju bënin kandidatin e preferuar në një intervistë pune:
1) Kreativiteti
Teknologjia dhe pajisjet e avancuara të ditëve të sotme kanë bërë që pjesa më e madhe e detyrave të kryehen prej tyre, duke e mënjanuar kreativitetin dhe duke e kthyer edhe pjesën më të madhe të punonjësve në makineri pune. Por pikërisht këtu duhet të bëni kujdes, sepse kreativiteti që dikur ka qenë një prej elementëve më të preferaur të punëdhënësve, vazhdon të renditet edhe sot në vend të parë të karakteristikave që ata preferojnë tek kandidatët e mundshëm që do të zgjedhin për një pozicion të caktuar pune. Sidomos kur bëhet fjalë për të gjetur zgjidhje dhe procedura të cilat do të jenë të vlefshme në të nesërmen e afërt.
2) Aftësi bindëse
Të pasurit e një produkti të mirë, të një platforme të mirë dhe të një koncepti të mirë, janë elementë që përbëjën padyshim një fillim të mbarë për biznesin tuaj. Por një pikë shumë e rëndëishme është edhe komunikimi me klinetët dhe të arrish t’i bindësh ata për idenë që ju keni konceptuar. Prandaj, një prej elemtëve më të rëndëishëm që punëdhënësit shikojnë tek kandidatët që intervistojnë, është pikërishtë aftësia e tyre bindëse.
3) Bashkëpunimi
Duke qenë se kompanitë nuk mund t’i krijojnë më punonjësve të tyre zyra të ndara për të punuar, aftësia për të bashkëpunuar në mënyrën më të mirë të mundshme me të tjerët është kthyer në një domosdoshëmri për punëdhënësit. Prandaj të gjithë ata punonjës që e kanë një aftësi të tillë, do të keni prioritet ndaj kandidatëve të tjerë.
4) Përshtshmëria
Punët e ditëve të sotme ecin me ritme shumë të shpejta. Zgjidhjet e së djeshmes, me siguri që nuk mund të zgjidhin problemet e së nesërmes, prandaj punëdhënsit i japin shumë rëndësi atyre kandidatëve që janë në gjendje të përshtaten me lehtësi ndaj ndryshimeve të shpejta dhe të vazhdueshme të kohëve të sotme.
5) Menaxhimi i kohës
Të dish të mirëmenaxhosh kohën dhe të respektosh afatet që të janë caktaur për dorëzimin e një projekti, pa akumuluar stres në minutat e fundit është padyshim një aftësi shumë e mirë dhe mbi të gjitha një ndër më të kërkuarat e punëdhënësve.