Në zemër të Parisit, në teatrin “Chatelet”, Lionel Mesi është bërë në moshën 32-vjeçare futbollisti më i vlerësuar në histori, me numrin rekord të 6 “Topave të Artë” të fituar dhe vështirë se do të kalohet nga dikush tjetër. Ai ka sfiduar këtë herë yjet e Liverpulit dhe Cristiano Ronaldon, i cili ka mbetur në kuotën e 5 trofeve. Me triumfin e Mesit, edhe Barcelona shton një tjetër “Top të Artë” në klasifikimin e klubeve për këtë çmim prestigjioz.
Janë 5 skuadrat, lojtarët e të cilave e kanë fituar më shumë “Topin e Artë”. Ja dhe renditja e tyre nga vendi i pestë tek i pari.
Bajern Mynih 5
Franc Bekenbauer: 2 (1972, 1976)
Karl-Hainc Rumenige: 2 (1980, 1981)
Gerd Myler: 1 (1970)
Milani 8
Marko Van Basten: 3 (1988, 1989, 1992)
Kaká: 1 (2007)
Andrij Shevçenko: 1 (2004)
Zhorzh Ueah: 1 (1995)
Rud Gulit: 1 (1987)
Xhani Rivera: 1 (1969)
Juventusi 8
Mishel Platini: 3 (1983, 1984, 1985)
Roberto Baxho: 1 (1993)
Zinedine Zidane: 1 (1998)
Pavel Nevded: 1 (2003)
Paolo Rosi: 1 (1982)
Omar Sivori: 1 (1961)
Barcelona 12
Lionel Mesi: 6 (2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019)
Johan Krojf: 2 (1973, 1974)
Luis Suarez: 1 (1960)
Rivaldo: 1 (1999)
Hristo Stoiçkov: 1 (1994)
Ronaldinjo: 1 (2005)
Real Madrid 12
Kristiano Ronaldo: 5 (2008, 2013, 2014, 2016, 2017)
Alfredo Di Stefano: 2 (1957, 1959)
Luka Modriç: 1 (2018)
Fabio Kanavaro: 1 (2006)
Ronaldo (Fenomeni): 1 (2002)
Luis Figo: 1 (2000)
Rajmond Kopa: 1 (1958)