Nga 9 rastet që u konfirmuan gjatë orëve të fundit, 5 janë vetëm në Kurbin.
Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka njoftuar këtë të shtunë se rastet nga Kurbini janë të lidhura me fasoneritë.
Kujtojmë që një ditë më parë, 3 gra, punonjëse në një fasoneri në Krujë rezultuan pozitive me Covid-19.
Në një deklaratë për mediat të premten, kreu i PD-së, Lulzim Basha, i kërkoi qeverisë që të mbyllë këto lloj biznesesh.
Sipas kreut demokrat, fasoneritë janë ndër vatrat më të rrezikshme për përhapjen e shpejtë të virusit.