Bota 5 vende turistike europiane lehtësojnë kufizimet e Covid-19

5 vende turistike europiane lehtësojnë kufizimet e Covid-19

Komisioni Europian po përgatit për lëvizjen mes vendeve të BE-së vendosjen e një certifikate shëndetësore europiane, që ajo synon ta ketë operacionale para fundit të qershorit.

Por, disa vende i kanë ndërmarrë hapa më përpara për të mos humbur sezonin turistik.

Franca

Franca, lidere botërore në frekuentim, me 90 milionë turistë në 2019, njoftoi një kalendar të rimëkëmbjes në disa etapa nga 19 maji, kur tregjet, muzetë, teatrot do të mund të rihapen dhe turistët do të priten me një pasaportë shëndetësore, dhe një rikthim pothuajse në normalitet më 30 qershor.

Ky kalendar mbetet nën kushtin nëse përqindja e infektimit mbetet më e ulët se 400 për 100 000. Në rast të kundërt, “frenat e urgjencës” shëndetësore do të mund të aktivizohen.

Greqia

Greqia, që ka rihapur kafenetë e saj që prej 3 majit, ka vendosur në ishujt e saj “Covid-Free” për rifillimin e turizmit.

Ajo ka dyfishuar përpjekjet për të përfunduar vaksinimin e ishujve deri në mes të majit për të akomoduar miliona turistë që vijnë çdo vit.

Plazhet private janë rihapur që nga e shtuna, muzetë do të rihapen më 14 maj, kinematë në ajër të hapur më 21 maj me kapacitet të reduktuar dhe teatrot më 28 maj.

Që nga mesi i prillit, vendi ka hequr karantinën e detyrueshme shtatë ditore për udhëtarët që janë banorë të përhershëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, zonës Shengen, Britanisë së Madhe, SHBA-së, Izraelit, Serbisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Pasagjerët e lundrimit janë gjithashtu të mirëpritur në portet e vendit, ku turizmi përbën më shumë se 20% të PBB-së, sipas Këshillit Botëror të Tregtisë dhe Turizmit (WTTC), i cili bashkon operatorët kryesorë të turizmit global.

Spanja

Në 2019, Spanja ka pritur 83,5 milionë të huaj, duke u bërë destinacioni i dytë turistik botëror. Në 2020, vendi, i prekur rëndë nga COVID-19, ka regjistruar në rënie të frekuentimit prej 77%.

Me baret, muzetë, restorantet dhe teatrot e tij të hapura pa ndërprerje që nga qershori i vitit 2020, rajoni i Madridit, më i frekuntuari në Spanjë, ka qenë në muajt e fundit një strehë për turistët europianë, veçanërisht turistët francezë, të cilët mund të hynin në Spanjë me një test negativ PCR prej më pak se 72 orë.

Që nga e diela, spanjollët gjithashtu janë autorizuar të largohen nga rajoni i tyre dhe ora e ndalimit është hequr përveç në Balearics ose në rajonin e Valencias të cilët duhej të merrnin dritën jeshile nga gjykatat.

Turizmi përbën 14,1% të PBB-së, sipas WTTC.

Italia

Italia shpreson të mund të heqë deri nga mesi i muajit maj karantinën që ka vendosur për vendet e tjera të BE-së, nga Britania e Madhe dhe Izraelit, me prezantimin e një testi negativ, një provë për vaksinimin ose që janë shëruar nga koronavirusi gjashtë muajt e fundit të vitit, sipas ministrit të Punëve të Jashtme, Luigi Di Maio.

Detyrimi i karantinës për SHBA-në do të hiqet në qershor.

Lundrimet kanë rifilluar gjithashtu nga portet italiane. Baret dhe restorantet tani mund t’u shërbejnë klientëve të tyre jashtë.

Italia ka pritur 64,5 milionë udhëtarë në 2019, sipas Organizatës Botërore të Turizmit (OBT)

Malta

Ishulli i Maltës, që ka pritur 2,8 milionë turistë në 2019, sipas OBT-së. ofron një çek që arrin deri në 200 euro për person për të qëndruar të paktën tre net në një hotel me yje. Kjo shumë, që duhet të shpenzohet në vend, rritet me 10% nëse qëndroni në ishullin Gozo. Kjo ofertë është e kufizuar në 38 000 rezervimet e para.

Në varësi të zhvillimit të pandemisë në vendin e saj të origjinës dhe duke u përqendruar në një hartë në zhvillim të botuar nga BE, Malta mund të kërkojë të vaksinohet ose një test negativ PCR më pak se 72 orë.