Lëvizja AntiEstablishment, 5 yjet, thotë se lideri i legës së veriut, Mateo Salvini, nuk është më një partner i besueshëm, duke mbyllur në dukje derën për çdo mundësi të rikthimit në jetë të koalicionit qeverisës.
Drejtues të lartë të 5 yjeve u takuan të dielën për të diskutuar mbi qëndrimin e tyre.
“Të gjithë të pranishmit, ranë dakord, në përcaktimin e Salvinit si një interlokutor jo më të besueshëm”, tha 5 yjet në një deklaratë.
Më 8 gusht, në një përpjekje për të përfituar nga popullariteti i tij në rritje, Salvini njoftoi se aleanca e tij me 5 yjet nuk ishte më funksionale dhe kërkoi zgjedhje që mund ta kurorëzojnë atë kryeministër.
Sidoqoftë, lëvizja e tij nuk ka shkuar sipas planit. Lega e veriut paraqiti një mision për mosbesimin e qeverisë, por 5 yjet dhe partia demokratike në opozitë refuzoi të debatonte mocionin dhe tani, janë të hapura të diskutojnë për krijimin e një koalicioni mes tyre me qëllim që të anashkalojnë Salvinin.
I alarmuar nga perspektiva e humbjes së pushtetit, Salvini ka zbutur qëndrimin e tij dhe ka lënë të kuptohet se është i gatshëm të vazhdojë të qeverisë me 5 yjet, ndoshta me një rifreskim të ministrave të kabinetit, por deri më tani, është refuzuar nga ish aleatët.
Salvini tha pas deklaratës së 5 yjeve se do të dëgjojë me mendje të hapur kryeministrin Conte, të martën dhe se shqetësimi kryesor i tij është tani një qeveri mes 5 yjeve dhe partisë demokratike që di do të bënte gjithçka që është e mundur ta pengonte.