50 shtetas shqiptare kanë kaluar natën jashtë në token neutrale mes Greqisë e Shqipërisë, në piken e kalimit kufitar të Kapshticës. Kjo pasi ne zbatim të aktit normativ në fuqi për përballimin e situatës së shkaktuar nga koronavirusi, pala shqiptare nuk i ka lejuar të hyjnë në vend, ndërsa pala greke megjithë kërkesën nga autoritetet shqiptare, sërish i ka vulosur dokumentet e tyre duke i nxjerrë nga Greqia. Kjo ka bërë që qytetaret të presin me orë të tera në temperatura të ulëta, gjate gjithë natës, për një vendim nga pala shqiptare.
Mësohet se të moshuarit janë lejuar ta kalojnë natën në furgonin e policisë, ndërsa të tjerët kanë qëndruar pranë zjarreve të ndezura në token neutrale.
Prej javësh pas mbylljes se kufijve, ka pasur deri në 100 qytetarë në ditë të cilët kanë hyrë në vend përmes pikës kufitare të Kapshticës.