“E pamundur” është një fjalë që e gjen vetëm në fjalorin e budallenjve”, ka thënë Napoleoni. Ja çfarë mendojnë për suksesin, disa prej mendjeve më të ndritura dhe njerëz që kanë njohur suksesin në jetë.
1- Njerëzit të cilët mendojnë se dinë çdo gjë janë një bezdi e madhe për ata mes nesh që dinë. –Isak Asimov
2- I grabituri që buzëqesh, fsheh diçka nga vjedhësi. –William Shakespeare
3- Mënyra më e mirë për të mbajtur fjalën është të mos e japësh. – Napoleon Bonaparti
4- Integriteti nuk ka nevojë për rregulla. –Albert Camus
5- Udhëtimi i një mijë kilometrave, fillon me një hap të vetëm. –Lao Tzu
6- Gjërat e mëdha bëhen nga një seri gjërash të vogla, që bashkohen. – Vincent Van Gogh
7- Frymëzimi ekziston, por ai duhet të të gjejë duke punuar. –Pablo Pikaso
8- Shkruaj kur je i pirë. Redaktoje kur je esëll. –Ernest Hemingueji
9- Nëse do i kisha pyetur njerëzit se çfarë donin, ata do të kishin thënë: “Kuaj më të shpejtë”. – Henry Ford
10- Të gjithë mendojnë të ndryshojnë botën, por askush nuk mendon të ndryshojë vetveten. –Leon Tolstoi
11- Ai që nuk guxon ta rrokë nga gjembi, nuk duhet ta shijojë kurrë trëndafilin. – Anë Brontë
12- Gjithmonë duket e pamundur… deri kur bëhet. -Nelson Mandela
13- Më shumë ligje, më shumë shkelës. -Dr. Thomas Fuller
14- Bëj vetëm atë që të thotë zemra. –Lady Diana
15- Jeta ime ishte më shumë se një përrallë. Kam pasur edhe unë momente të vështira, por për çdo vështirësi që kam jetuar, në fund kam marrë një çmim.-Audrey Hepburn
16- Suksesi arrihet më shpesh nga ata që nuk e dijnë se dështimi është i pashmangshëm. –Coco Chanel
17- Kuraja është mirësia nën presion. – Ernest Hemingueji
18- Mëso nga e djeshmja, jeto të sotmen, shpreso për të nesërmen. E rëndësishme është të mos ndalesh së pyeturi. –Albert Einstein
19- Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.- Marilyn Monroe
20- Nuk veprohet drejtë që dikush të të thotë faleminderit, bëhet për principe, për vetveten, për dinjitetin personal. –Oriana Fallaci
21- Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve. –Ellen DeGeneres
22- Të gjithë ëndrrat e tua mund të bëhen realitet, nëse ke kurajën t’i ndjekësh. –Ualt Disney
23- Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh. – Konfuci
24- Suksesi është të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin. – Uinston Churchill
25- Dikush po rri në hije sot, për shkak se dikush mbolli një pemë shumë kohë më parë. -Uarren Buffet
26- Kurdoherë që shihni një person të suksesshëm, ju shihni vetëm lavditë publike dhe asnjëherë sakrificat private që janë bërë për t’i arritur ato. –Vaibvah Shah
27- Mos qaj për shkak se mbaroi, por buzëqesh sepse ndodhi. –Dr. Seuss
28– Suksesi? Nuk e di se çfarë do të thotë kjo fjalë. Jam i lumtur. Por suksesi, për mua është paqja e brendshme. Është një ditë e bukur për mua. Ky është suksesi. –Denzel Uashington
29- Ti jeton vetëm një herë, por nëse jeton ashtu si duhet, edhe një herë mjafton. –Mae Uest
30- Një herë që zgjedh shpresën, gjithçka tjetër është e mundur. –Christopher Reeve
31- Përpiqu të mos bëhesh një njeri i suksesit, por një njeri i vlerave. –Albert Einstein
32- Sa shumë shqetësime largon kur vendos të jesh dikush dhe jo diçka.- Coco Channel
33- Nuk shoh asgjë të gabuar në një rrudhë. Është një lloj simboli për guximin. –Iris Apfel
34- Mos bëj kompromis me veten, sepse je çdo gjë që ke.- Janis Joplin
35- Është e kotë të merresh me mundësitë që ke humbur. Asnjëherë nuk mund ta dish nëse i ke shpëtuar vdekjes apo ke humbur një jetë të tërë.-Margaret Mazzantini
36- A doni të dini se çfarë mendon Zoti për paranë? Shihni njerëzit të cilëve ua ka dhënë. -Dorothy Parker
37- Vjeshta është një pranverë e dytë, kur çdo gjethe është një lule. –Albert Camus
38- Në fillim gjej faktet, pastaj mund t’i shtrembërosh si të duash. -Mark Tuein
39- Po çfarë është kjo moda e rehatshme? Nëse doni të ndiheni rehat, rrini në shtëpi me pizhama. – Donatela Versaçe
40- Një ditë e keqe për egon tënde është një ditë e madhe për shpirtin tënd. –Jillian Michaels
41- Le të jetë kjo kredoja juaj: Lëre gënjeshtrën të vijë në botë, lëre edhe të triumfojë. Por jo përmes meje. –Aleksandër Solzhenicin
42- Rreziku më i madh për shumicën prej nesh, nuk është se qëllimi ynë është shumë i lartë dhe nuk e mbërrijmë dot atë, porse është shumë i ulët dhe e arrijmë lehtësisht. –Mikelanxhelo
43- Sekreti i ecjes përpara qëndron tek nisja. –Mark Tuein
44- Për suksesin e vërtetë, bëjini veten këto katër pyetje:Pse? Pse jo? Pse jo unë? Pse jo tani? – Xhejms Alen
45- Është e vështirë të dështohet, por më e keqja nga të gjitha është të mos jesh përpjekur kurrë për të patur sukses. -Teodor Ruzvelt
46- Unë s’mund t’ua jap formulën e suksesin, por mund t’iu jap formulën e dështimit, e cila është përpjekja për t’i kënaqur të gjithë. –Herbert Suop
47- Djersa plus sakrificën, është e barabartë me suksesin. –Çarls O. Finli
48- Ju thjesht s’mund të mposhtni dikë që nuk dorëzohet. – Beib Rut
49- Njerëzit e suksesshëm janë gjithmonë në kërkim të mundësive për të ndihmuar të tjerët, dështakët janë gjithmonë duke pyetur, “Çfarë ka aty për mua?”-Brajan Trejsi
50- E pamundur është një fjalë që gjendet vetëm në fjalorin e budallenjve. – Napoleon Bonaparti