Ishte thënë fillimisht se Kuvendi do të shfrytëzonte të plotë të gjithë hapësirën kohore prej 30 ditësh që i njeh ligji, pas marrjes së kërkesave për dorëzimin e mandateve nga ana e deputetëve të opozitës, me argumentin të ofronin një mundësi reflektimi nëse opozita ndryshonte mendje.
Por, duket se Kuvendi nuk ka pritur dhe ka proceduar më tej kërkesat e deputetëve demokratë dhe atyre të partive të tjera opozitare, drejt Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Deri më tani bëhet fjalë për 56 deputetë që kanë firmosur me vullnet të plotë deklaratën për heqje dorë nga mandati i deputetit të këtij legjislativi.