Sport Luçiano Moxhi beson te përmbysja e Juventusit

Luçiano Moxhi beson te përmbysja e Juventusit

Humbja e skuadrës së Juventusit ndaj Atletiko Madrid në ndeshjen e parë të fazes së 1/8 të Ligës së kampionëve ka shkarkuar mjaft polemika, por ka edhe nga ata që nuk e shohin si tragjike humbjen e bardhezinjve. Një prej tyre është edhe Luçiano Moxhi, ish-drejtori i Përgjithshëm i juventusit.

I intervistuar nga tutomercato.web ai beson se Juventus do ta përmbysë humbjen e ndeshjes së parë në Torino.

“Në fazën me eliminim direkt janë të vlefshme të dyja ndeshjen dhe skuadrat kanë mundësi të rikuperojnë gabimet e ndeshjes së parë. Në kohën kur unë kam qenë pjesë e Juventusit mbaj mend që kemi përmbysur shumë takime dhe diçka të tillë e kemi në ADN-në tonë. Jam plotësisht i bindur se skuadra e Allegrit do ta përmbysë humbjen e ndeshjes së parë në Spanje.

Atletiko fitoi me meritë, por pika e dobët është që nëse e sulmon vazhdimisht vuan shumë. Juventus duhet të reflektojë dhe të përgatitet për ndeshjen e kthimit, ku mundësitë që të kalojnë më tej janë të mëdha.

Sa i përket gjestit të shëmtuar të Simeones mendoj se Allegri nuk do të bënte diçka të tillë”, përfundoi fjalën e tij Luçiano Moxhi.