Ministri i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Matt Hancock bëri me dije se mbi 560 mijë persona i janë përgjigjur thirrjes së autoriteteve për t’iu bashkuar vullnetarisht luftës për të përballuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit në vend.
Disa ditë më parë qeveria britanike bëri një thirrje se kishte nevojë për 250 mijë persona për të ndihmuar në përballimin e krizës dhe tashmë numri i atyre që janë përgjigjur është më shumë se dyfishi.
Autoritetet kërkonin vullnetarë për të ndihmuar sistemin kombëtar shëndetësor në vështirësi dhe njerëzit në nevojë. “Ky është një lajm fantastik”, shkruajti ministri Hancock pas publikimit të shifrave.
Deri në këto momente në Britani kanë humbur jetën mbi 460 persona dhe janë infektuar rreth 10 mijë të tjerë.