Në 24 orët e fundit në Shqipëri ka patur një ulje të lehtë të numrit të infektimeve të reja, në krahasim me ditën e djeshme, pasi 581 persona kanë rezultuar pozitivë ne testin e COVID-19. Rastet e reja janë konfirmuar pas kryerjes së 3029 testimeve.
Viktimat- Fatkeqësisht pesë persona e kanë humbur betejën me koronavirusin, nga të cilët dy qytetarë nga Tirana, një qytetar nga Mirdita, një qytetar nga Korça, një qytetar nga Shkodra, të moshave 54-80 vjeç, duke e çuar në 1270 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 177 raste në Tiranë, 37 raste në Vlorë, 28 raste në Elbasan, 26 raste në Durrës dhe Fier, 25 raste në Lushnje, 23 raste në Kavajë, 20 raste në Dibër, 19 raste në Shkodër, 16 raste në Krujë dhe Berat, 14 raste në Sarandë, 12 raste në Mat, 10 raste në Kamëz dhe Peqin, 9 raste në Kukës, 8 raste në Kurbin, Prrenjas, Gramsh, 7 raste në Mallakastër, Divjakë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Librazhd, Bulqizë, Shijak, Kuçovë, Libohovë, 4 raste në Korçë, Tropojë, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Belsh, 3 raste në Rrogozhinë, Delvinë, Vau i Dejës, Dropull, 2 raste në Tepelenë, Vorë, Patos, Poliçan, 1 rast në Mirditë, Përmet, Selenicë, Roskovec.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,090 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 276 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët pesë pacientë janë të intubuar.