Situata e COVID-19 në Shqipëri vijon të mbetet e rënduar. Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri ka pasur 11 viktima dhe 597 raste të reja me COVID-19.
Në 24 orët e fundit në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik janë kryer 2,501 testime, prej të cilave 395 janë testime për arsye depistimi dhe 597 kanë rezultuar pozitivë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë në këto bashki: 171 raste në Tiranë, nga 38 raste në Durrës, Korçë, 36 në Fier, 35 në Lushnje, 27 në Shkodër, 25 në Pogradec, nga 21 raste në Elbasan, Kavajë, 19 në Sarandë, 18 në Krujë, 16 në Gjirokastër, nga 13 raste në Gramsh, Berat, 12 në Lushnje, 11 në Peqin, 10 në Mirditë, 9 në Kurbin, nga 8 raste në Mat, Tepelenë, Kuçovë, nga 6 raste në Lezhë, Kolonjë, nga 5 raste në Tropojë, Malësi e Madhe, nga 4 raste ne Devoll, Librazhd, nga 3 raste në Has, Bulqizë, 2 në Kukës, nga 1 rast në Mallakastër, Dibër.
Po ashtu bëhet me dije se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 11 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 55-vjeçar, një 62-vjeçar, një 64-vjeçar, një 66-vjeçar, një 70-vjeçar, dhe një 71-vjeçare nga Tirana, një 56-vjeçare nga Dibra, një 65-vjeçar nga Lushnja, një 64-vjeçar, një 77-vjeçare, një 82-vjeçar nga Elbasani.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 122 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,889 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 393 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar.