Politika Kryemadhi: Kostoja për kurimin e COVID-19 është sa pesëfishi i pagës minimale

Kryemadhi: Kostoja për kurimin e COVID-19 është sa pesëfishi i pagës minimale

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi gjate takimit ne Shkoder

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi duket se ka ndryshuar qëndrim sa i takon mbajtjes së maskës në ambientet e hapura. Gjatë një takimi me të rinjtë e partisë në qytetin e Shkodrës ajo deklaroi se do ta mbajë maskën dhe arsyeja nuk është galopante e numrit të të infektuarve me covid.

“Kjo maskë nuk të mbron nga pandemia. Unë do ta mbaja maskën me LSI sepse më pëlqeu shumë”, tha znj. Kryemadhi.

Pjesë e fjalës së kryetares së LSI ishte edhe pandemia e covid-19. Ajo akuzoi qeverinë se ka mashtruar me premtimin për shëndetësinë falas që për Kryemadhin tashmë është më evidente se kurrë.

“Që të kurohet një pacient nga covid i duhet mbi 1 milion lekë. Pra me një rrogë minimale do ti duhen 5 muaj për të kuruar një person në familje”, deklaroi ajo.

Pavarësisht vendimit për të mbajtur maskën, besimi i saj nuk ka ndryshuar ku uratën ia dha edhe të rinjve shkodran. “Ju rujt zoti”, përfundoi znj. Kryemadhi.