Ka disa gjëra të caktuara që gratë nuk ua tregojnë partnerëve të tyre.
Pa marrë parasysh sa “llafazane” janë gratë, ka ende sekrete që ato nuk duan ti zbulojnë
1. Gratë vlerësojnë burrat e sinqertë
Ato duan tu besojnë burrave të tyre. Gratë ndjekin intuitën e tyre dhe në shumicën e rasteve intuita e tyre është e drejtë. Pra, burri të jetë i mençur dhe të shprehet, të mos fshehë asgjë.
2. Gratë i pëlqejnë surprizat
Femrat pëlqejnë të befasohen me ato pak gjëra që njerëzit mund të mendojnë se janë të padobishme dhe të pakuptimta. Ato detaje të vogla thonë shumë për femrat. Kreativiteti është i mirëpritur! Nuk ka nevojë për një surprizë që të jetë e shtrenjtë. Mund të mos ketë aspak shpenzime dhe përsëri do jetë shumë e këndshme për gratë.
3. Gratë duan që burrat të marrin iniciativën
Burrat me iniciative vlerësohen nga gratë. Asnjë grua nuk dëshiron të luajë dy role – femër dhe mashkull. Është mirë kur burrat marrin përgjegjësitë për një shumëllojshmëri të gjërave të ndryshme. Të kujdeset për familjen është gjithashtu përgjegjësi e një burri. Në ditët e sotme gratë kanë tendencë të jenë aq të forta sa dhe burrat në shumicën e sferave të jetës. Megjithatë, ato dëshirojnë të jenë të mbrojtura.
4. Gratë nuk e kanë problem kohën që burri kalon me shokët e tij
Nuk është plotësisht e vërtetë, se gratë nuk duan qe burrat të takojnë shokët e tyre për te kaluar kohë se bashku duke pire një gote birre apo duke parë ndeshje sportive në televizor. Gjithkush ka nevojë për një hapësirë private. Çështja është që meshkujt duhet të kuptojnë se shokët e tyre nuk duhet të jenë më te rëndësishëm se ato.
5. Gratë duan që miqtë e burrit të kenë një opinion të mire për to
Mos prisni një grua të thotë se ajo dëshiron që miqtë e burrit të saj të kenë mendim të mirë për të. Në te vërtete gratë duan të dinë se çfarë mendojnë miqtë e burrave të tyre. Dhe për me tepër, ato dëshirojnë që opinioni të jetë pozitiv.
6. Gratë kanë nevojë për privatësi
Privatësia nuk do të thotë asgjë negative. Ajo vetëm tregon se nga koha në kohë një grua dëshiron të qëndrojë vetëm. Burrat duhet thjesht ti lenë të bëjnë atë që ato dëshirojnë apo kanë nevojë. Burrat nuk duhet të ndjehen të ofenduar nëse e dashura e tyre apo gruaja kërkon pak kohë të lirë për ta kaluar me veten e saj.