Kryesore Reagon kryeregjistruesja Doracaj: Ja e vërteta e lajmeve për shkarkimin tim

Reagon kryeregjistruesja Doracaj: Ja e vërteta e lajmeve për shkarkimin tim

Gjatë pasdites mediat online publikuan një lajm sipas të cilit Doracaj ishte shkarkuar, por pa dhënë asnjë motivacion apo shkresë zyrtare të këtij shkarkimi.

E kontaktuar nga gazeta “Panorama”, kryeregjistruesja Blerina Doracaj tha se vijon punën rregullisht dhe nuk ka asnjë urdhër pezullimi apo shkarkimi për të.

“Në media lexova lajmin për shkarkimin tim. Kam kontaktuar me instancat e varësisë dhe më është komunikuar që nuk ka asgjë të vërtetë. Nuk ka as pezullim dhe as shkarkim nga detyra. Puna vijon rregullisht. Siç është hapur konkurs për kryeregjistrues në të gjitha rrethet e vendit, edhe pozicioni i kryeregjistruesit të ZQRPP do t’i nënshtrohet procesit të konkursit” u shpreh Blerina Doracaj për “Panorama Online”.