Aktualitet 6 ngarkesa me kokainë në kontejnerë, SPAK shpall moskompetencë për “Alba Exotic”

6 ngarkesa me kokainë në kontejnerë, SPAK shpall moskompetencë për “Alba Exotic”

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka shpallur moskompetencën për dosjen e kokainës së kompanisë “Alba Exotic”.

Moskompetenca është shpallur me pretendimin se nuk janë gjetur prova për grup kriminal.

Për këtë çështje, pas hekurave vijojnë të qëndrojnë Bajron Gumeni dhe Eduard Dauti me akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike, të cilët tashmë do hetohen nga Prokuroria e Durrësit.

Në tetor të vitit 2021, SPAK sekuestroi kompaninë “Alba Exotic”, në kontejnerët e të cilës janë kapur 6 herë sasi me kokainë që vinin nga Ekuadori.

Ndërsa, në maj të vitit 2022, Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar miratoi masën e ‘Arrestit me burg” ndaj administratorit të firmës, Eduart Dauti.

Dauti u arrestua për akuzën e trafikut të drogës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Sipas prokurorisë, në kontejnerët me banane që vinin nga Amerika Latine në Portin e Durrësit të porositura nga kompania “Alba Exotic” u gjetën sasi kokaine në gjashtë raste të ndryshme.